Policia italiane kërkon vëllezërit shqiptarë: Janë binjakë, e pamundur t’i dënosh

Policia italiane ka ngritur alarmin për kapjen e dy vëllezërve shqiptarë të cilët akuzohen për qindra vjedhje. Ata quhen “vëllezërit Lupin”. Bëhet fjalë për Edmond dhe Eduard Trushi që janë kthyer në zonën e Udinës në Itali.

“Nëse i shihni telefononi në 112,” – ka bërë thirrje policia.

Edhe nëse do të kapeshin, mediat italiane raportojnë se do të mbetej i njëjti problem, është pothuajse e pamundur t’i dënosh. Kjo falë ADN-së së tyre e cila jep rezultate të pasigurta për analizat mjeko-ligjore. Ata janë binjakë identikë dhe nuk bëjnë asgjë për t’u dalluar as në pamje: i njëjti prerje flokësh, të njëjtat veshje dhe madje të njëjtat tatuazhe. Dhe gjithashtu për këtë arsye është e vështirë t’i atribuohen krimet.

Në vitin 2014, policia gjeti ADN-në në një makinë të vjedhur. Nga ato gjurmë u gjurmua tek Eduard Trushi, por në gjyqin e zhvilluar ai u shpall i pafajshëm pasi nuk ishte mundur “përtej një dyshimi të arsyeshëm” të konstatohej se cili prej të dyve ishte në timon.

Edmond dhe Eduard Trushi, 38 vjeç nga Shqipëria, punojnë gjithmonë me teknikën e hapjes së një vrime në kornizë, procedurë për të cilën janë dy specialistë autentikë. Si punon? Me një shpuese bëjnë një vrimë në kornizë dhe më pas futin një tel me të cilin hapin derën ose dritaren dhe futen fshehurazi në shtëpi për ta grabitur. Qindra goditje të shënuara. Shumë në veri-lindje, por kanë mbërritur gjithashtu në Lombardi dhe Piemonte (dhe raste janë raportuar edhe në Italinë Qendrore).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu