Policia me protokolle të reja për alarmet me bomba nëpër shkolla

Përfaqësuesit e MPB-së dhe Ministrisë së Arsimit, do të diskutojnë për miratimin e masave shtesë me të vetmin qëllim neutralizimin e plotë të problemit me bombat nëpër shkolla. Qëllimi I takimit është mbarëvajtja e procesit mësimorë. Kryeministri Dimitar Kobaçevski tha se obligim i MPB-së është që ta sigurojë dhe garantoj sigurinë e qytetarëve.

“Ju thash se MPB-ja dhe MASH-i po punojnë intensivisht, edhe unë jam prind dhe po ballafaqohemi me probleme të njëjta. Po ju them se MPB-ja dhe MASH po punojnë në zgjidhjen e problemit”, tha DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR.

Ndërkaq, kreu i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për vazhdimësinë e kërcënimeve me bomba në shkolla dhe nëse kjo është dobësi e sistemit, tha se MPB po vepron si amatore, drejtorët e shkollave të Shkupit morën udhëzime nga MPB-ja që ta injorojnë e-mailin, dhe se presidenti Pendarovski hesht dhe nuk e mbledh këshillin e sigurisë, ndërsa në Ministrinë e Arsimit ka paaftësi epike.

“Sot kam marrë një tjetër informacion edhe më tronditës, nuk e di sa është i saktë, se drejtoët e shkollave të mesme dhe fillore janë vizituar nga anëtarë të MPB-së, dhe janë këshilluar që t’i injorojnë njoftimet që mbërrijnë në adresat zyrtare të postës elektronike, gjegjësisht në e-mail, disa madje që të mos hapen fare e-mailet”, tha HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË.

Ministri i punëve të brendshme Oliver Spasovski informoi se sot kanë kaluar në një udhëzim të veçantë për përballjen me alarmet për bomba. Ai tha se ky akt I veçantë është në përputhje me rrethanat aktuale, për faktin se ka pasur një udhëzim të vjetruar në fushën e terrorizmit. Spasovski theksoi se Ministria e Brendshme tashmë I siguron të gjitha shkollat ​​24 orë, por sipas aktit të ri do të duhet të merren masa të caktuara menjëherë pas raportimit për bombë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu