Policia rrethon pallatin në mes të Tiranës, kjo është arsyeja (FOTO)

Pas informacionit të marrë nga Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranë, se një parapet pallati rrezikonte të binte në Rrugën e “Dibrës”, shërbimet e Policisë Bashkiake u mobilizuan për rrethimin e zonës. Ato vendosën perimetrin e sigurisë, devijimin e lëvizjes së kalimtarëve, dhe lirimin e rrugës nga makinat e parkuara.

Gjithashtu, pati një ndërhyrje nga Drejtoria e Punëve Publike për përdorimin e mjeteve në lartësi dhe eleminimin e rrezikut, në lartësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu