Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ka marrë ende një ftesë nga Polonia për të marrë pjesë në 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore në 1 Shtator, shkruan Politika, duke cituar informacione nga Presidenca.
Sipas Ministrisë së Jashtme, ata morën informacione nga Ambasada Serbe në Varshavë se ftesatë u bënë vetëm anëtarëve të BE-së, NATO-s.
Kjo u konfirmua nga ambasada polake në Beograd.
I pyetur nga gazeta ‘Politika’ nëse ftesa u është dërguar ndonjë prej zyrtarëve nga Beogradi dhe pse askush nga Rusia nuk ishte i ftuar, i dërguari i çështjeve të Ambasadës polake Pavel Sokolovski u përgjigj se “ftesat u dërguan partnerëve më të afërt polakë nga BE, NATO dhe vendet e Partneritetit Lindor”.
Kjo, vlerëson ‘Politika’, do të jetë ngjarja e dytë e madhe në të cilën Serbia nuk do të përfaqësohet në përputhje me rolin dhe statusin e saj historik si një shtet i aleatëve.










