ShBA vazhdon t’i ofron mbështëtjen e fortë e të vazhdueshme vendit për finalizimin e procedurës për anëtarësim të plotë në NATO dhe për përparimin e Maqedonisë së Veriut në procesin për anëtarësim në BE. Ky është mesazhi që i ka përcjellur sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, kryeministri të vendit, Zoran Zaev, gjatë takimit që kanë realizuar sot në Ohër.
Në pres konferencën e përbashkët për media të mbajtur pas këtij takimi, Pompeo ka theksuar përfitimet nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë dhe pjesëmarrjes në misionet ushtarake. Pompeo ka porositur vendin që të ketë kujdes nga ndikimi rus dhe teknologjia kineze, ndërsa ka deklaruar se vendi i tij do të vazhdoj të jetë partner dhe të mbështesin vendin. Në këtë drejtim, ai është shprehur i bindur se Senati i SHBA-ve këtë vjeshtë do të miratoj protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
Mike Pompeo, Sekretar shtetëror i ShBA-së: Si demokraci udhëheqëse në botë, ShBA mbështet vendet që luftojnë për sundimin e së drejtës, ndërsa lufta kundër korrupcionit është e një rëndësie kyqe si për anëtarësimin në NATO dhe BE, ashtu edhe për qytetarët tuaj. ShBA do të vazhdoj të jetë partner i Maqedonisë së Veriut. Një demokraci e fortë duhet të mbajë përgjegjësi për shqetësimet e opinionit dhe të ndërmarrë më shumë hapa për rezistencë dhe mbrojtje ndaj ndikimeve të dëmshme. Vendin duhet ta çojnë përpara zemrat dhe mendjet e qytetarëve dhe jo ndikimet ruse në mediat sociale. Do të dëshiroja t’ju paralajmëroj për pjesëmarrjes e Kinës në fushën e teknologjive të ndjeshme dhe strategjinë e tyre të mitos gjatë sigurimit të kontratave”.










