Pompeo mesazh Shkupit: Gëzohem që do të ju presim si anëtarja e 30-të e NATO-s

Sekretari amerikan i shtetit, Majk Pompeo uroi Maqedoninë e Veriut për ditën e pavarësisë dhe shprehur mbështetje për integrimet euroatlantike. Ai e përshëndeti si marrëveshje historike Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe përkushtimin e verndit për tu bërë pjesë e NATO dhe BE-së.

“Përkushtimi juaj i vazhdueshëm për parimet demokratike dhe sundimin e së drejtës kontribojnë jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe për paqen dhe sigurinë në rajon. Gëzohem që do të ju presim si anëtarja e 30-të e NATO-s”, ka shkruar Pompeo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu