Popullisa shqiptare në Serbi! Ky është skandali serb, Hasani: Numri është i falsifikuar

Në Serbi është publikuar regjistrimi i popullsisë, duke u bërë i ditur kështu edhe numri i shqiptarëve që jetojnë në ato anë.

Njohësi i çështje politike, Refik Hasani, ka thënë se regjstrimi në Serbi për shqiptarët është jo i saktë dhe i falsifikuar.

Sipas tij, në Serbi ka shqiptarë shumë më shumë se që i kanë regjistruar.

“Në Serbi, janë shpallur rezultatet zyrtare të regjistrimit në Serbi.

“Sipas rezltateve të publikuara, në Serbi jetojnë 61.687 shqiptarë, kurse vetëm në Beograd janë mbi 100 mijë shqiptarë! Dhe paraqitja jo e drejt, pasi ky numër është i falsifikuar, ky regjistrim është manipulim dhe mos pasqyrim i drejt e objektiv. Janë shpallur 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare që përfshin Medvegjë, Bujanoci e Preshevë”, thotë ai.

Tutje, vetëm në qytetin e Beogradit janë mbi 100 mijë shqiptarë, duke shtuar se në krahinat shqiptare ka një diskriminim, sepse kemi pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, duke i manipuluar edhe regjistrimin e popullisisë.

“Kujtoj se në qytetin e Leskocit janë mbi 10 mijë shqiptarë, në qytetin e Nishit janë mbi 20 mijë shqiptarë, në gjithë Vojvodinën janë mbi 50 mijë shqiptarë, kurse vetëm në qytetin e Beogradit janë mbi 100 mijë shqiptarë.

Procesi i regjistrimit në Serbi është realizuar nga data 1 Tetor, e vitit të kaluar dhe është zhvilluar, deri më datën 31 Tetor.

Në Krahinën Shqiptare, kur kemi një diskriminim më të madh në këtë pjesë të Evropës, kur kemi pasivizim të adresave dhe pastrim etnik në mënyrë institucionale, tani janë manipuluar, sepse numri prej 61.687 qytetarë të përkatësisë shqiptare, nuk është regjistrim i saktë, pra jemi shumë më shumë”, përfundon Refik Hasani për “Bota sot”./BS


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu