Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, thirri takim konsultativ për marrëdhëniet bilaterale me Maqedoninë e Veriut dhe për ftesën që pritet nga Bashkimi Evropian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Takimi do të mbahet sot dhe do të fokusohet tek marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, në kontekstin e rezultateve të Komisionit të përbashkët për çështje historike dhe ftesa që pritet ta marrë Maqedonia për anëtarësimin në NATO.
Të ftuar në takim janë edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov, kreytarja e Kuvendit, Cveta Karajançeva, zëvendëskryeministrja për reforma gjyqësore dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Ekataerina Zakharieva, koordinatorët e grupeve kuvendare, kryetarët e Komisioneve kuvendare për politikë të jashtme dhe çështje evropiane si dhe përfaqësuesi i Komisionit të përbashkët.










