Presidenti i Bayernit: Ronaldo nuk e ka vlerën 100 milionë euro

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka bërë të ditur se klubi i tij nuk ka qenë kurrë në garë për transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldos, për të cilin beson se nuk vlen 100 milionë euro.

Uli Hoeness tha se kampioni gjerman nuk ka shprehur asnjëherë gatishmëri ta blejë Ronaldon për shkak të çmimit të tij të lartë, transmeton Gazeta Express.

Portugezi e braktisi Real Madridin pas një dekade qëndrimi në kryeqytetin spanjoll, dhe iu bashkua kampionit italian Juventus për 100 milionë euro verën që lamë pas.

Hoeness thotë se edhe sikur ta kishte mundësinë, Bayern Munich kurrë nuk do t’i paguante 100 milionë euro për Ronaldon.

“Do ta kishim paguar atë shumë për të me sy mbyllur sikur ai të ishte 24-vjeçar, po tani ai është 33 vjeç”, tha Hoeness.

Megjithatë, mosha nuk duket të jetë pengesë për Ronaldon në Torino, pasi ai i ka shënuar 11 gola dhe dhuruar gjashtë asiste në 18 ndeshje me bardhezinjtë deri tani këtë sezon.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu