Presidenti Ivanov uron Kurban Bajramin

Presidenti Gjorge Ivanov, me rastin e festës fetare të Kurban Bajramit i dërgoi urim kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame Resi ul Ulema efendi Sulejman Rexhepit dhe të gjithë qytetarëve të besimit mysliman në Republikën e Maqedonisë.

“Myslimantë në tërë botën e festojnë “festën e kurbanit” si ditë kur begatia i shtrin dorën varfërisë, duke ndihmuar dhe ndarë me familjen, miqët dhe të varfërit, dhe duke i theksuar virtytet njerëzore”, thuhet në urimin e presidentit Ivanov.

Duke u urar festën të gjithë besimtarëve të fesë islame, Ivanov i dëshiron mirëqënie dhe paqe në familjet e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu