Presidenti nesër i jep mandatin Zaevit për formimin e Qeverisë, nuk precizohet sigurimi i shumicës parlamentare

PrPresidenti Stevo Pendarovski ka definuar qartë se kujt do ti jep mandatin për formimin e Qeverisë nesër me 13 gusht duke e përmendur liderin e LSDM-sëe Zoran prë mandatar, trasnmeton INA

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, nesër – 13 gusht, do t’ia japë mandatin për formimin e Qeverisë, kryetarit të LSDM-së dhe deputetit”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit.

Nga Presidenca thonë se lideri i LSDM-ëe Zoran Zaev e ka infomuar Presidentin Stevo Pendarovski për bisedimet mepartitë politike por duke mos precizuar vërtetë sigurimin e shumicës për formimin e Qeverisë.

“Zoran Zaev, në emrin e koalicionit “Mundemi”, e cila ka fituar më së shumti mandate të deputetëve në Kuvend, e ka informuar presidentin, Pendarovski për bisedimet me partitë për sigurimin e shumicës së domosdoshme për zgjedhje të qeverisë”, thuhet në kumtesë.

Të premten përfundojnë dhjetë ditët për formimin e qeverisë, pasi u mbajt mbledhja konstituive. Në Kushtetutë është paraparë që presidenti i shtetit t’ia besojë mandatin për përbërjen e Qeverisë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicën në Parlament. mandatari në afat prej 20 ditëve që nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e Qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e zgjedh Kuvendin me shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu