Presidentja kroate: Më bren ndërgjegjja që s’i kapa armët dhe të nisem për në luftë

Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq duke folur për 24 vjetorin e operacionit “Stuhia” tha se se po e brente vazhdimisht ndërgjegjja në luftën e viteve 1990 dhe se dëshironte t’i kapte armët dhe të shkonte në fushën e betejës, transmeton Reporteri.net.

“Më me qejf do të kapja pushkën dhe do të shkoja në fushën e betejës, por kuptova se nuk kishte të bënte vetëm me plumba”, tha Grabar Kitaroviq, duke theksuar se ishte e vetëdijshme se kishte një detyrë shumë të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme”, shkruan N1.

Siç tha ajo, ndërsa punonte si ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm i NATO-s, u përpoq që aksioni “Stuhia” të kuptohej si një veprim i ligjshëm ushtarak./Reporteri.net

Operacioni “Olluja” apo “Stuhia” në shqip kishte zgjatur prej datës 4 gusht deri me 7 gusht të vitit 1995.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu