Probleme shëndetësore, momenti kur Erdogan ndërpret intervistën televizive dhe reagimi i gazetarit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan të martën ndërpreu një intervistë të drejtpërdrejtë televizive përpara se të kthehej dhe të kërkonte falje, duke thënë se kishte probleme me stomak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi 69-vjeçar turk të martën mbajti tri fjalime në fushatën elektorale para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale më 14 maj.

Ai do ta mbyllte natën duke u shfaqur Live në një intervistë të përbashkët për Ulke TV dhe Kanal 7.

Megjithatë, paraqitja e tij televizive filloi më shumë se 90 minuta prapa kohës së paraparë dhe më pas u ndërpre në mes të një pyetjeje dhjetë minuta pas fillimit të intervistës.

Ndërsa gazetari që bënte pyetjet u ngrit nga karrigia kur u ndërpre transmetimi, një zë i paidentifikuar u dëgjua “jashtë kamerës”.

Më pas Erdogan u kthye rreth 15 minuta më vonë për të kërkuar falje.

“Dje dhe sot ishin ditë të vështira… Në një moment, pyesja veten nëse do të keqkuptohej nëse anulonim programin. Por ne premtuam. Kërkoj falje…”, ka thënë Erdogan.

Siç raportojnë mediat, fytyra e tij dukej e lodhur dhe sytë i dukeshin të përlotur ndërsa fliste.

Udhëheqësi turk më pas iu përgjigj disa pyetjeve të tjera përpara se të përfundonte transmetimin.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu