Prokuroria Publike reagon ndaj fjalimit të presidentit Pendarovski

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut nënvizon se nuk është koha për sulme ndaj institucioneve dhe nuk do të lejoj diskreditimin e prokurorëve dhe përzierjen në procedurat penale nga ana e politikanëve.

Deklarata e presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut se mbështet plotësisht Prokurorinë Publike dhe se do ti përdor të gjitha mundësit kushtetuese dhe ligjore që ta mbroj nga presionet, do të ishte reale sikur tu bënte thirrje deputetëve që ta votojnë Ligjin për Prokurorinë Publike dhe sikur të jepte mbështetje për përforcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për një luftë më efikase kundër krimit dhe sundimit të së drejtës.

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se për rastin në fjalë, po veprohet në mënyrë joselektive sipas planit të hartuar të hetimit dhe se të gjithë të involvuarit në vepër penale do të merren në pyetje dhe do të përgjigjen në bazë të ligjit. Prokuroria Publike edhe njëherë potencon se rënia pre e presioneve politike dhe përzierja në punën e Prokurorisë , dëmton procedurën hetimore dhe sigurimin e dëshmive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu