Prokuroria Speciale flet për pushimet e Katica Janevës?!

Nga Prokuroria Publike Speciale ka konfirmuar se kryeprokurorja e dorëhequr Katica Janeva po shfrytëzon pushimin vjetor, pasi që ditë më parë janë publikuar fotografi nga plazhet e Halkidikit ku ajo po qëndron me djalin e saj, përcjellë Gazeta “Nezavisen”.

Por nga kjo prokurori nuk kanë folur lidhur me këto fotografi, që ditë më parë dolën nga Kanal5 dhe portale tjera. Edhe kryeprokurorja e dorëhequr Janeva nuk ka bërë të ditur se ku do të kalojë pushimet, pasi që ajo më parë me dorëheqjen e saj kishte shfrytëzuar pushim mjekësor. Këto zhvillime po ndodhin në periudhën kur Janeva është në qendër të vëmendjes për shkak të rastit “Reket”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu