Prokuroria Speciale “në fund të pusit”

Prokuroria Publike Speciale dikur institucioni më i besuar në Maqedoninë e Veriut, sot ka rënë në fund të listës së institucioneve më të besuara. Këtë e bën të ditur anketa e Institutit për Hulumtime Politike në Shkup.

Sipas anketës, këtij institucioni tanimë i besojnë vetëm pak qytetarë të cilët e kanë vlerësuar me notën 1.68, sipas vlerësimit me notat nga 1 deri në 5. Besimi i ulët me notën 2 është edhe tek institucionet e tjera të drejtësisë, tek gjykatat dhe prokuroria e përgjithshmwe. Për Parlamentin janë deklaruar 2.25 e qytetarëve, për Qeverinë 2.33 dhe për opozitën 2.4. Anketa është zhvilluar nga 14-17 shtator të këtij viti me 1.109 anketues.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu