Prokuroria Speciale në ofensivë: 30 raste të reja nga “bombat” e Zaevit

Prokuroria Publike Speciale ka formuar të paktën edhe 30 lëndë të reja. Alsat M mëson se të gjitha procedurat e reja para-hetuese janë produkt i procesit të përgjimeve nga bombat e papublikuara, proces që sipas burimit tonë është intensifikuar në javët e fundit. Pjesa më e madhe e lëndëve, jozyrtarisht mësojmë se janë për dyshime të abuzimit financiar. Alsat M edhe zyrtarisht iu drejtua Prokurorisë Speciale. Ata ishin të përmbajtur, por konfirmuan një pjesë të informacionit.

“Ajo që mund të themi tani është se vërtetë janë hapur numër më i madh i procedurave të reja para-hetuese. Në përgjithësi, është e vërtetë se bëhet fjalë për lëndë që lidhen me çështjet financiare, por më shumë detaje nuk mund të shpalos para fillimit të javës së ardhshme”, thanë nga Prokuroria Speciale.

Nga PSP nuk deshën të komentojnë mbi informacionet tona se në pjesën më të madhe të lëndëve janë përfshirë zyrtarë të qeverisë. Ata nuk konfirmuan e as mohuan informacionet që tashmë janë publike, se disa procedura mund të jenë lidhur me mediat. Jozyrtarisht cak janë disa persona që punojnë në pozita udhëheqëse në media të ndryshme. Qëndrimin zyrtar PSP do ta publikojë me raportin e ardhshëm gjashtëmujor. Por burime jozyrtare të Alsat M thonë se mund të presim procedura të reja hetuese nga lëndët që ishin hapur nga “bombat” e shpallura publikisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu