Prokuroria Speciale përshëndet vendimin e Gjykatës për konfiskimin e pronës së Sead Koçan

Prokurori Publik Gavril Bubevski pas sjelljes së aktvendimit për rastin Trust, tha se është i kënaqur me vendimin e sjellë nga Gjykata Themelore Shkupi 1, njofton InfoShqip.

Në bazë të këtij aktvendimi i dyshuari kryesor, pronari i atëhershëm i kompanisë Transmet, Sead Koçan u denua me 6 vjet burg, konfiskim të pronës dhe dënim në para me 2 milionë denarë.

Bubevski tha se është befasuar për të mirë nga vendimi i gjykatës për të konfiskuar pronën e të akuzuave në vlerën e plotë për të cilën akuzohen.

” E përgëzoj Gjykatën. Kjo është hera e parë që në këtë mënyrë të konfiskohet pronë me princip bruto. Kjo mënyrë e bënë parandalimin më të madh të kryerjes së veprave të këtilla dhe është parandalim që e kanë gjykatat më të zhilluara. Deri më tani nuk kam parë konfiskim të këtillë me principin bruto,”- tha Bubevski.

Sead Koçan u denua për fitimin të tenderit në vlerë prej 17 milionë euro me dokumentacion të falsifikuar./InfoShqip.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here