Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni i mbush 1 vjet, Fatimes dhe Katicës nuk i dëgjohet zëri?!

Një vit, shtatë procedura hetimore dhe 20 parahetimore, mbi 80 persona të përfshirë. Rastet që janë punuar deri tani nga Prokuroria Speciale janë “Titaniku”, “Tortura”, “Fortesa”, “Transportuesi”, “TNT”, “Puçi” dhe “Spiuni”.

Prokurorisë Speciale i kanë ngelur edhe 6 muaj deri kur mund të ngrejë akuza të reja. Në listë janë lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, ish njeriu i parë i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i Pustecit Edmond Temelko, kryetari i Gazi Babës, Toni Trajkovski dhe i Manastirit Vlladimir Taleski. Avokatja Suzana Joshevska Anastasovska e cila është njëra nga bashkëpunëtoret e jashtme të Prokurorisë Speciale, thotë se PSP-ja i ka ngritur standardet për atë se si duhet funksionojë organi prokurorial në Maqedoni dhe prandaj procedurat hetimore shkojnë ngadalë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu