Prokurorja Janeva e paqasshme, ministri Spasovski: Nuk e kemi obligim ta dimë se ku gjendet

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Oliver Spasovski sot ka deklaruar se nuk e ka për obligim të dijë se ku gjendet prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva edhe pse kjo e fundit nuk është e qasshme nga e hëna për mediat dhe publikun, transmeton Portalb.mk.

“Nëse shkojmë në atë princip se, MPB-ja duhet të dijë se ku gjendet secili në momentin e caktuar, atëherë nuk është shtet demokratik. MPB vepron në bazë të urdhëresave të cilat i jep prokurori përgjegjës apo gjykata përgjegjëse”, tha Spasovski sot në Prilep.

Spasovski ka komentuar edhe rastin e konfiskimit e motoskafit të të dyshuarit të dytë te rasti “Reketi” – Zoran Kiçeecit, duke thënë se në të kaluarën ka pasur shumë pak raste të konfiskimit të pronës dhe ajo ka dërguar mesazhin te strukturat kriminale, se edhe përskaj aktiviteteve kriminale, prona nuk do të konfiskohet.

Përndryshe, në lëndën për “Reket” Boki 13 dhe Zoran Kiçeec dyshohen se, kanë reketuar biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, i cili jo zyrtarisht thuhet se është shefja e PSP-së, Katica Janeva.

Ndryshe, Katica Janeva, të cilës iu konfiskua telefoni mobil për këtë rast, paraprakisht ka dhënë dorëheqjen dhe për momentin gjendet në pushim mjekësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu