Pronari i biznesit sillet në mënyrë arrogante me inspektorët e punës, i nxjerr jashtë (VIDEO)

Ankesa tjetër që ka ardhur në KALLXO.com ka të bëjë me një biznes për shitjen e materialit ndërtimor,Në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua reportazhi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve.Inspektorati i Punës ka dalë në terren për të inspektuar këtë biznes në rrethin e Prishtinës, për të verifikuar denoncimet e qytetarëve lidhur me këtë biznes.Rregullat e shëndetit dhe sigurisë në punë janë pretendimet që këta ankues pohojnë se ky biznes po i shkelë.Por pronarit të biznesit nisi t’i pengojnë kamerat e KALLXO.com, kur inspektorët kërkuan të hynë në zyrë për t’i kontrolluar dokumentacionet e punëtorëve.

“Po hyn në depo te unë dhe ma incizove mallin, për çka. Nëse je për punëtorë pse s’po i mbledh krejt, por këta mallin s’ke pasë nevojë. Sa leternjoftime të punëtorëve i keni marrë, u dashtë të të gjithëve, qaty kenë ata” – shprehet i mllefosur pronari i biznesit.Sipas ligjit, nëse biznesi nuk pranon të bashkëpunojë me Inspektoratin, inspektimi ndërpritet, dhe ai merr gjobë të madhe, pasi konstatohet se kanë diçka për të fshehur.Pronari i biznesit vazhdon të këmbëngul në ndaljen e incizimit nga KALLXO.com.“Ju është dashur të thoni kemi ardhur për këtë e jo me kamerë kishte po boj diçka. S’po më duhet hiç urdhri yt. Ami këta leternjoftimë, çka janë këta, i ke marr vetëm 4 veç i ke tut. Me kamerë s’ka nevojë ndale menjëherë”, vazhdon i mllefosur pronari i këtij biznesi i cili bënë shitjen e e materialit ndërtimorAi madje pos kësaj nuk ka bashkëpunuar me inspektoratin duke i përjashtuar nga objekti i tij.“Hajde dil jashtë, po qet pallavra këtu po më incizon filma”, dëgjohet duke bërtitur ai.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu