Atletja kroate Sandra Perkovic ka fituar një garë ndërkombëtare të atletikes në Kroaci në sportin e hedhjes së diskut.
Ajo fitoi bindshëm duke kapur një largësi prej 67.60 metrave dheu ngjit në vendin e parë duke mundur kështu kubanen Yaime Perez dhe në vendin e tretë amerikanen Valarie Allman.
Por ajo që ra në sy te atletja ishte se pasi arriti sukses në këtë garë ka festuar me simbolin e shiponjës që është bërë viral kohët e fundit.
Ndërkohë, pasi u pyet në lidhje me këtë simbol që bëri, Sandar është përgjigjur kështu:
“Festimi im pati kuptimin se më në fund disku fluturoi”, ka shpjeguar kroatja. /albeu.com/
Foto:












