PSG reagon e indinjuar pas protestave të tifozëve kundër Messit dhe Neymarit

Paris Saint-Germain ka dënuar abuzimin e drejtuar ndaj yjeve të ekipit, Lionel Messit dhe Neymar Junior nga një grup i zemëruar i tifozëve protestues.

Një numër i pasionuar i tifozëve, të njohur si SG Ultras, u mblodhën jashtë selisë së klubit të mërkurën për të shprehur ankesat e tyre.

Ata janë të zhgënjyer kur mësojnë se Messi, pas dy sezonesh në Francë, nuk do të zgjasë kontratën e tij ndërsa nuk hezituan të ofendojnë në kor duke thirrur: “Messi, bir bushtre”.

Sulmuesi brazilian, Neymar gjithashtu ka qenë cak për kritika, mes çështjeve të formës dhe fitnesit këtë sezon , me sulmuesin 31-vjeçar që iu tha të “humbet”.

PSG u është përgjigjur me anë të një deklarata zyrtare atyre që ndjenë nevojën për të marrë zemërimin e tyre dhe të protestojnë në rrugë.

“Paris Saint-Germain dënon ashpër veprimet e patolerueshme dhe fyese të një grupi të vogël individësh të ndodhura të mërkurën. Sido që të jenë dallimet e mendimeve, asgjë nuk justifikon veprime të tilla”.

“Klubi jep mbështetjen e tij të plotë për lojtarët e tij, stafin e tij dhe të gjithë ata që janë në shënjestër nga një sjellje e tillë e turpshme”, thuhet në deklaratën e klubit parisien në faqen zyrtare.

Tifozët e PSG kanë shprehur gjithashtu zhgënjimin e tyre ndaj kryetarit të klubit Nasser Al-Khelaifi, pasi nuk po arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve, pavarësisht investimeve të konsiderueshme në lojtarët që llogariten yje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu