Publikohen shifrat, ja sa raste të reja u shënuan në Maqedoni gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se brenda 24 orëve janë bërë 1524 testime, ndërsa janë regjistruar 404 raste të reja me Covid-19.

Prej rasteve të reja 172 janë në Shkup, Kumanovë 15, Dibër 4, Shtip 8, Prilep 25, Tetovë 41, Strugë 4, Veles 6, Manastir 4, Ohër 11, Kavadar 5, Gostivar 20, Gjevgjeli 9, Strumicë 29, Kriva Pallankë 2, Koçani 18, Probishtip 3, Berovë 6, Vinicë 2, Dellçevë 4, Sveti Nikole 2, Kërçovë 3, Resnjë 2 dhe Negotinë 9, etj.

Ndërkohë si pasojë e Covid-19 kanë ndërruar jetë 14 persona. Prej pacientëve të vdekur një është nga Prilepi, dy nga Kumanova, një nga Kriva Pallnaka, një nga Shkupi, një nga Gjevgjlia, një nga Koçani, Struga, Manastiri, Renja me dy pacientë të ndjerë, Vinicë një, Berovë një, Tetovë një.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 182 pacientë të shëruar. Numri i përgjithshëi i të diagnostifkuarve që nga fillimi në Maqedoni është 26.394, ku prej tyre 18.430 janë shëruar dhe 897 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 7.067 raste aktive me COVID-19.(INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu