Publikohet “bombë” e re, ja çka i kërkoi Milloshoski ambasadës amerikane

Wikileaks ka publikuar dokument nga 3 qershori i vitit 2008 sipas të cilit, Milloshoski (në atë periudhë ministër për punë të jashtme) është drejtuar te ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Xhilijan Millovanociq, me kërkesë që të ndikojë në Raportin e ODIHR në raport me zgjedhjet në raport me zgjedhjet dhe ka sugjeruar raporti ta pranojë qëndrimin pozitiv të partisë së tij.

Ne letrën e tij, Milloshoski ka sugjeruar se theksimi i problemeve (mashtrime, kërcënime dhe dhunë) në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë do të eskalojë në konflikt ndëretnik, duke theksuar se toni pozitiv është i mirëseardhur për stabilitetin e brendshëm.

Milloshoski ka shtuar në letër se kërkesa do të duhej t’i përcillej edhe shefit të misionit të ODIHR, ambasadorit Robert Beri.

E habitur nga kjo letër e Milloshoskit, ambasadorja e ka informuar se nuk ka ndikim mbi raportet e pavarura të ODIHR, por që një gjë të tillë nuk do ta bënte edhe po të kishte mundësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu