Publikohet fotografia e parë e BDI-së Çair, Izet Mexhiti nuk shihet askund

Në rrjetet sociale ka nis të qarkulloje një fotografi e themelimit të BDI-së dega në Çair. Krah Ali Ahmetit shihet Nazim Bushi tani zv/ministër i MPB-së. Në këtë fotografi nuk shihet Izet Mexhiti i cili thirret si themelues i BDI-së dega në Çair.

Nga ana tjetër Izet Mexhiti ka qenë tre mandate apo 12 vite kryetar i komunës së Çairit i cili asnjëherë nuk ka dhënë llogari në BDI për punët që nuk i ka realizuar e që Çairin e ka bërë si Kandahar ku janë keqpërdorur hapësirat publike për ndërtimet e egra.

Mexhiti pas përfundimit si kryetar komune ka vazhduar me poste tjera ku sot gëzon edhe postin e deputetit në krah të Ali Ahmetit dhe kryetar dege i Çairit si dhe nënkryetar i BDI-së i cili është rreshtuar pas Musa Xhaferit duke ia kthyer shpinën Ali Ahmetit që e rriti e pasuori nga hiçi që sot thuhet se është shumë i pasur.

Edhe Ali Ahmeti ditë më parë theksoi se duhet një veting në parti për të parë funskionarët se si erdhën në BDI e si janë tash, sa të pasur kanë qenë e sa janë tash.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu