Putin: Forca të caktuara dëshiruan që ta shuajnë suksesin e takimit me Tramp, por përmirësimi i mardhënieve tashmë ka nisur

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se disa forca nga Shtetet e Bashkuara duan të shuajnë takimin e suksesshëm që ai kishte me homologun e tij amerikan Donald Trump.

Presidenti i Rusisë në konferencën e sotme dhe tha se forcat e caktuara në Shtetet e Bashkuara kanë tendencë për të shuajtur suksesin e samitit që ai dhe homologu i tij amerikan Donald Trump  mbajtën të hënën në kryeqytetin finlandez Helsink përcjellë InfoShqip.

Megjithatë, pavarësisht nga presioni i rëndë, Presidenti rus Vladimir Putin thotë se përmirësimi i marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë ka filluar tashmë.

Gjatë fjalimit të djeshëm para diplomatëve rus  në Moskë, Vladimir Putin theksoi se samiti në Helsinki, ku ai u takua me Donald Trump ishte i suksesshëm./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu