Putin: Marrëdhëniet ruso-amerikane janë në nivelet më të ulëta në vitet e fundit

Presidenti rus, Vladimir Putin tha në një intervistë për NBC News, përpara një takimi me presidentin, Joe Biden pohoi se marrëdhëniet ruso-amerikane janë në pikën e tyre më të ulët në vitet e fundit.

Putin dhe Biden do të takohen të mërkurën në Gjenevë. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Biden do të vendosë në rendin e ditës çështjen e sulmeve të hakerëve që vijnë nga Rusia, agresionin e Moskës ndaj Ukrainës, burgosjen e disidentëve dhe çështje të tjera që kërcënojnë këto marrëdhënie.

“Ne kemi marrëdhënie dypalëshe që janë përkeqësuar në nivelin më të ulët në vitet e fundit”, tha Putin.

Putin vlerësoi ish-presidentin, Donald Trump si një “individ të jashtëzakonshëm, të talentuar” dhe tha se Biden ishte një politikan në karrierë, “krejtësisht e kundërta” e Trumpit.

I pyetur për të komentuar deklaratën e Bidenit në mars duke e quajtur atë një vrasës, Putini u përgjigj se ai kishte dëgjuar dhjetra akuza të tilla. “Nuk është diçka që në fund të fundit më shqetëson”, tha ai.

Biden tha në fillim të vizitës tetë-ditore në Evropë se Shtetet e Bashkuara “nuk po kërkonin një konflikt me Rusinë”.

Putin gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e Washington Post se Rusia po përgatitej të furnizonte Iranin me një satelit të përparuar që do të lejonte Iranin të gjurmon objektivat e mundshëm ushtarak në Lindjen e Mesme. Ai pretendoi se ishte një lajm i rremë dhe se nuk dinte asgjë për të.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu