“Qebapë për punëtorët, biftek për Qeverinë”, protesta të sindikalistëve në Shkup

Me moton “Qebapë për punëtorët, biftek për Qeverinë”, Konfederata e Sindikatave të Lira (KSL) mbajti marshin protestues në Shkup. Marshi filloi para zyrës së KSL-së dhe përfunduan para Qeverisë ku në mënyrë simbolike u ndoz edhe skara.

Përfaqësuesit e KSL-së përmendën rritjen e madhe të pagave për funksionarët.

Kemi kërkesa për Qeverinë. Për pesë vjet i kemi të njëjtat kërkesa. Kërkojmë respektim të ligjeve, kërkesë për standard më të mirë jetësor, kërkojmë që të respektohet punëtori dhe puna e tij, kërkojmë rritje të pagave në përputhje të Ligjit për pagë minimale, kërkojmë K-15 sipas standardeve, kërkojmë zbatim të marrëveshjeve kolektive”, tha Zoran Antovski nga KSL.

Kujtojmë se edhe sivjet sindiktatat nuk ishin të bashkuara dhe kanë protesta të ndryshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu