Qeveria i jep dritë jeshile themelimit të Inspektoratit për zbatimin e gjuhës shqipe

Në mbledhjen e djeshme të Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kaluar Projekt – ligji për themelimin e Inspektoratit për zbatimin e Gjuhëve, gjegjësisht gjuhës shqipe. Me këtë ligj rregullohet mënyra e inspektimit, përzgjedhja e Inspektorëve, por parashikohet edhe ulja e gjobave në rastet kur nuk zbatohet përdorimi i gjuhës shqipe.

Sipas nenit 22 parashikohen gjobat 300 deri ne 500 euro për të gjitha institucionet qe nuk ju mundësoje qasje inspektorëve ne materialet që duhet të inspektojnë. Ndërsa gjoba nga 100 deri ne 200 euro për drejtuesit e atyre institucioneve. Ndërkohë që për të gjitha institucionet që nuk do të respektojnë dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve do të shqiptohen gjobat e parashikuara në ligjit e gjuhëve dhe që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro euro për personat juridik dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e institucionit. Më Inspektoratin do të udhëheqë drejtori, i cili zgjidhet përmes një konkursi publik për një mandat 4 vjeçar, me të drejtë rizgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu