Radusha i thotë jo “Grupit të Zjarrit”, dështon Blerim Bexheti

Simpatizues dhe anëtarë të BDI-së, nuk rreshtohen pas “Grupit të Zjarrit” dhe idesë së Musa Xhaferit për përçarjen e BDI-së. Një dështim total sot ka pësuar kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit i cili ka qëndruar në Radushë të kësaj komune ku në një fotografi shihet se Blerim Bexheti ka mbetur i vetëm pa njerëz të Radushës kjo do të thotë se ideja e Musa Xhaferit nuk përqafohet nga anëtarët dhe qytetarët.

Në këtë takim të Blerim Bexhetit në Radushë një bastion i BDI-së dhe Blerim Bexhetit shihet se mungon edhe kryetari i këshillit komunalë njëherë edhe kryetar i këshillit vendor Radushë, Muhamed Ramadani dhe nënkryetari i degës së BDI-së, Saraj, Sadush Arifi. Ramdani dhe Arifi deri tani kanë qenë hapur pas Ali Ahmetit dhe kanë kundërshtuar politikat e Blerim Bexhetit për përçarje në BDI me Musa Xhaferin.

Ndryshe fshati Radushë njihet edhe si bastion i BD-së ku në zgjedhjet e fundit lokale kishin rezultatin më të mirë në Komunën e Sarajit. /InfoShqip/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu