Rama për Abazoviqin: ‘Me ma t’mirin e të tanve’

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka takuar kryeministrin e Malit të Zi në detyrë, Dritan Abazoviq. Rama dhe Abazoviq janë takuar në Rejkjavik të Islandës, ku do të mbahet takimi i liderëve të Këshillit të Evropës.

“Me ma t’mirin e të tanve. *Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Rama në një postim në Facebook.

Rreth 30 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane do të mblidhen në Rejkjavik të Islandës për samitin e parë të Këshillit të Evropës në gati 20 vjet.

Mes të pranishmëve janë kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Takimi i Rejkjavikut do të jetë samiti i parë i Këshillit të Evropës që nga viti 2005 dhe vetëm takimi i katërt i krerëve të shteteve dhe qeverive të këtij lloji.

Tema kryesore e samitit dyditor do të jetë lufta në Ukrainë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu