Rama vë në siklet vajzën që punon në kryeministri: S’të kam parë asnjëherë në zyrë (VIDEO)

Të gjithëve na kujtohet “gafa” e ish-kryetares së FRESSH Joleza Koka e cila nuk mbante mend se ku ishte “zgjuar” duke shkaktuar reagime epike edhe nga vete ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Por si duket PS-ja nuk ka vetëm Jolezën.

Një vajzë e re e cila është e punësuar në kryeministri deklaroi “live” që pavarësisht se punonte aty, nuk e kishte parë kurrë kryeministrin Edi Rama.

Faktikisht të njëjtën gjë pohoi edhe Rama e cili pastaj tha se e ka parë vajzën në “Ali Demi” dhe jo në kryeministri.

Qëllimi i bisedës mes të vajzës së re dhe kryeministrit Edi Rama ishte të tregonte që të rinjtë e punësuar s’kanë lidhje miqësie me Ramën por në përpjekje për t’a bërë këtë thjesht krijuan një rrumujë e cila të kujtonte gafën e famshme të Joleza Kokës. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu