Ramush Haradinaj premton flamurin e Dardanisë, amanetin e Ibrahim Rugovës (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar në vendlindjen e Ibrahim Rugovës flamurin e Dardanisë për Kosovën.

Në fjalimin e fushatës përmbyllëse elektorale në Istog, Haradinaj ka treguar tri gjëra që ia kishte thënë më parë ish presidenti historik.

“Ia pata kërku tri sene, kompleksin memorial në Prekaz, paret për familjet e dëshmorëve dhe paret për varrezat e dëshmorëve. Për trijat m’ka thanë, është nderi jonë, duhet me i ba” ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Poashtu, kryeministri ka elektrizuar sallën e stërmbushur kur ka përmendur flamurin e Dardanisë.

“Po mdoket edhe simbolin, flamurin e Dardanisë unë po du me e kry, jo ata që janë kanë para meje” ka thënë Haradinaj. /Indeksonline


1 Koment

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu