Rashica emocione me këngën e Shkurtes dhe flamurin e Kosovës në stadiumin e Stambollit (VIDEO)

Rashica ‘dridh’ Stambollin, feston titullin me këngën “Oj Kosovë, oj nana ime”. Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, është shpallur kampion me Galatasarayin në Turqi.

E sot, ylli kosovar kur u ngjit në fushë, pas tij jehonte kënga shqip “Oj Kosovë, oj nana ime”, midis Stambollit.

Me flamurin e Shqipërisë dhe Kosovës, Rashica festoi titullin kampion, duke qenë i shoqëruar edhe nga dy djemtë e tij.

Ndryshe, e ardhmja e tij është e pasigurtë pasi i përfundon huazimi me klubin turk në fund të sezonit dhe nuk dihet nëse Galatasary do e blejë.

Përndryshe, ai do të kthehet te skuadra e Norwich Cityt, që ka kartonin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MR7🚀 (@mr7_inspiration)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu