Milot Rashica flet si futbollist i Besiktasit. Sapo u zyrtarizua te skuadra tjetër e Stambollit, sulmuesi i Kosovës shprehu ambiciet për sezonin e ri.
“Shpresoj që të kemi një sezon të mirë. E ndoqa ndeshjen tonë të parë, filluam mirë. Shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe ngremë trofenë e kampionatit”.
Rashica shpjegon se Beşiktashi e ka respektuar që në momentin e parë të negociatave se klubi e ka dashur shumë këtë transferim.
“Ishte gjëja më e rëndësishme për mua dhe doja të kthehesha në Turqi, ku jam i lumtur. Mua dhe familjes sime na pëlqeu ky vend dhe kaluam mirë këtu. Planet dhe projektet që më ofroi klubi ishin gjithashtu shumë të mira. E ndjeva që më donin, prandaj erdha këtu.
Kam luajtur në këtë stadium vitin e kaluar, atmosfera ishte shumë e mirë. Mund të them se tifozët në Turqi janë në tjetër nivel.”
Rashica theksoi se dëshiron të shënojë gola dhe të japë sa më shumë asistime me fanellën e Beshiktashit:
“Nuk ka shumë rëndësi në cilin pozicion luaj. Mundohem të jap kontributin më të mirë për ekipin tim. Nuk janë vetëm golat dhe asistimet, sigurisht, gjithçka që mund të bëj kur të dal në fushë”.
27-vjeçari, i cili do të veshë fanellën me numrin 11, deklaroi se mezi pret të shëhë tifozët:
“Do të bëj maksimumin për të dhënë kontributin tim për ekipin dhe për t’i bërë tifozët tanë të lumtur. Shpresoj që të kemi një sezon të mirë.”