Raundi i dytë i presidencialeve në Turqi, deklarata e fortë e Kilicdaroglu: Erdogan merr udhëzime nga Rusia

Para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, rivali i presidentit Recep Tayyip Erdogan, Kemal Kilicdaroglu i bëri thirrje popullit përmes Twitter-it që t’i kthejë shpinën Erdoganit.

Rusisë me kokën ulur” por edhe se “qytetarët turq i quan terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s” në varësi të interesit të tij. Njëkohësisht ai deklaroi se “do të luftojë deri në fund” dhe u bëri thirrje qytetarëve “të mos e dorëzojnë atdheun”.

“Nga këtu ju drejtohem të gjithëve. Këtë atdhe nuk e gjetëm rrugës. Ne nuk do ta dorëzojmë atë në logjikën që solli 10 milionë refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm. Ne nuk do t’ia dorëzojmë atdheun tonë një të ashtuquajturi lider botëror, i cili deri vonë ishte “bashkëkryetar” i projektit “Lindja e Mesme e Madhe”, ndërsa tani ai po pranon udhëzimet e Rusisë me kokën ulur dhe duart e palosur. Ndërsa dhjetëra mijëra civilë vdiqën në tërmet, (Erdogan) nga frika urdhëroi ushtrinë të tërhiqej ndërsa njerëzit prisnin ndihmë. Ne nuk do t’ua dorëzojmë vendin atyre. Ne nuk do t’ua dorëzojmë atdheun tonë atyre që në varësi të interesave të tyre i quajnë kurdë shtetasit turq, pastaj terroristë dhe në fund anëtarë të FETO-s. Të rinjtë ngrihen në këmbë. Shkundni dheun e të vdekurve. Kush e do vendin e tij le të shkojë në zgjedhje. Ne do të luftojmë deri në fund. Do të fitojmë patjetër. Absolutisht!”, -u shpreh Kilicdaroglu në video-mesazhin kushtuar populli.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu