Reagojnë lojtarët e Realit: Benzema është numri “9” më i mirë në botë të lumtur që luajmë me të

Pas fitores ndaj Celta-s, Real Madrid ka mposhtur edhe Huesca me rezultatin 3-2. Pas ndeshjes, ky ka qenë reagimi i dy lojtarëve që u aktivizuan për Los Blancos mbrëmjen e së dielës.

Alvaro Odriozola për lojtarin që i dha fitoren, Karim Benzema: “Ai është numri 9 më i mirë në botë, këtë po e vërteton në fushë. Jemi të lumtur që luajmë në një skuadër me të.”

Për fitoren dhe renditjen në La Liga: “Jemi shumë të lumtur për fitoren. Të gjithë lojtarët kanë kualitet, por ndonjëherë nuk të ecën. Edhe kundërshtari ishte mirë dhe na e vështirësoi punën. Në këtë kampionat, të gjitha skuadrat janë të denja.”

Brahim Diaz flet për paraqitjen e tij: “Kemi bërë një ndeshje të mirë. personalisht jam shumë i lumtur. Dua ta bind trajnerin që të më aktivizojë edhe në të ardhmen.”

Për ovacionet e tifozëve: “Jam shumë mirënjohës. Për këtë publik duhet të japim më të mirën tonë, këtë e meriton.” /albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu