Real Madrid blindon Carlo Ancelotti-n, italiani firmos deri në 2026

Real Madrid ka konfirmuar vazhdimin e kontratës së Carlo Ancelottit deri në qershor 2026. Gjigantët e La Ligës kanë konfirmuar një zgjatje dyvjeçare të kontratës për teknikun italian përmes faqes së tyre zyrtare. Marrëveshja e mëparshme e Ancelottit ishte caktuar të skadonte në qershor 2024, çka vendosi në dyshim rinovimin. Por tashmë gjigantët spanjollë kanë arritur një marrëveshje me ish- trajnerin e Milanit, Juventusit dhe Chelsea dhe konfirmuan vazhdimin e kontratës së tij në Madrid.

64-vjeçari ka fituar 10 tituj në dy periudhat e tij në kryeqytetin spanjoll, duke përfshirë dy Champions League, 2 Botërore Klubesh, 2 Superkupa Europiane, 1 kampionat, 2 Kupa Mbreti dhe një Superkupë të Spanjës. Ancelotti është i vetmi trajner që ka ngritur katër here trofeun e Ligës së Kampionëve. Në këtë kompeticion, italiani ka fituar 118 herë. Gjithashtu, ai është pari e i vetmi që ka fituar një titull kampion në secilën prej pesë kampionateve më të mira të Europës: Itali, Spanjë, Angli, Gjermani dhe Francë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu