Real Madrid ka gati planin B nëse dështon transferimi i Mbappes

Kylian Mbappe shpeshë herë është lidhur me një kalim te Real Madridi.

Sulmuesi francez, ka pasur probleme muajt e fundit me klubin e PSG-së, që kanë quar në ftohjen e raporteve mes paleve, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari ka kontratë me PSG-në deri në qershor të vitit 2024, dhe ia ka bërë të qartë klubit se nuk do ta vazhdoj kontratën.

Kjo ka bërë që klubi parisien ta nxjerr në shitje gjatë afatit kalimtar veror, por pavarësisht interesimit të Real Madridit dhe klubeve arabe, Mbappe ka mbetur në PSG.

PSG-ja është e vendosur të mos e lejojë Mbappen të largohet si lojtar i lirë, kështu që parisienët do të përpiqen ta “blindojnë” atë me një marrëveshje të re.

Real Madridi shpreson për të kundërtën, në mënyrë që verën e ardhshme të mund ta nënshkruajë me të si lojtar i lirë.

Nëse Mbappe nënshkruan një kontratë të re, klubi spanjoll do të duhet të shikojë diku tjetër për një sulmues. Një nga emrat e përmendur së fundmi është Mathys Tel.

Sipas “Defensa Central”, Real Madridi po shqyrton një lëvizje për sulmuesin e Bayern Munichit nëse nuk nënshkruan me Mbappen verën e ardhshme. Adoleshenti është shumë i vlerësuar në të gjithë Evropën, dhe veçanërisht në klubin e tij aktual.

18-vjeçari aktualisht është rezervë e Harry Kane te “Bavarezët” dhe ai mund të vendosë për të vazhduar karrierën më vonë te “Los Blancos”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu