Real Madrid mund të transferojë Salahun

Mohamed Salah është një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Liverpoolit, por egjiptiani duket se është larg formës së sezonit të kaluar.

Sulmuesi u vendos në qendër të kritikave për shkak të mungesës së golave, ndërsa sot ai ka bërë një paraqitje fantastike. Salah shënoi një gol dhe asistoi dy të tjerë për skuadrën e tij në fitoren 4 me 1 përballë KCrdiffit.

Por ajo që i ka çuditur të gjithë është përmbajtja e tij gjatë festimit të golave. Kjo është kthyer në një objekt bisede në rrjetet sociale me fansat që japin mendimet e ndryshme. Një mendim për këtë e ka dhënë edhe ish-lojtari i Arsenalit tashmë në rolin e analistit Paul Merson i cili ka thënë:

“Salah nuk duket i lumtur te Liverpooli për momentin dhe e kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Nëse vazhdon të shënojë kështu Real Madrid do ta kërkojë. Si mundet mos ta bëjnë? Kanë nevojë për një blerje të madhe dhe do të duan ta bëjnë në janar, po hasin vështirësi si të çmendur. Nëse Salah do të dëshironte të largohej, atëherë Liverpool nuk do të kishte forcën për ta ndalur. Nuk kujtoj futbollistin e fundit që ka refuzuar ekipe si Real Madrid apo Barcelona”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu