Real Madridi është futur në garë për talentin e madh holandez të Ajaxit, Frankie De Jong.
Forma e tij e shkëlqyer me Ajaxin ka bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas shërbimeve të tij.
Talenti holandez ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester Cityn dhe Barcelonën, të cilat e duan në radhët e veta.
Edhe vet De Jong ka shprehur simpati për klubin nga Camp Nou, pasi ka deklaruar se “është i lumtur me interesimin e Barcelonës”.
Por, sipas gazetës spanjolle Sport, tani garës i është shtuar edhe gjiganti tjetër spanjoll, Real Madrid.
Mbretërit synojnë transferimin e talentit holandez gjatë afatit kalimtar të janarit dhe do të dërgojnë një ofertë për të pas vitit të ri.










