Real Madrid u jep fund dilemave, ja trajneri që do të drejtojë klubin

Santiago Solari do të vazhdojë të drejtojë Real Madridin, jo në mënyrë të përkohsheme, por tashmë me një kontratë afatgjatë.

Dy javë pasi u emërua si trajneri i përkohshëm, Real kishte kohë deri ditën e hënë për të gjetur një trajner të përhershëm.

Por siç zbulon Reuters, Federata Spanjolle e Futbollit ka marrë kontratën “full-time” të Solari-t, që do të thotë se ai do të mbetet në stolin e Los Blancos deri në fund të sezonit.

Burime të tjera konfirmojnë se Real ka firmosur një kontratë me të deri në 2020, ndërsa ende nuk janë zbardhur detajet e kontratës.

Foto:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu