Real Madridi i gatshëm të fusë Iscon në ofertën për Hazardin

Real Madridi është i gatshëm të përdorë shërbimet e mesfushorit Isco për të arritur marrëveshje transferimi për yllin e Chelseat, Eden Hazard.

Reprezentuesi spanjoll ka mbetur një rezervist i përbetuar nën urdhrat e trajnerit Santiago Solari dhe kjo situatë nuk po i pëlqen aspak lojtarit.

Kampionët evropianë do të jenë të gatshëm ta lejojnë largimin e tij nëse ata mund të sigurojnë njërin nga objektivat e tyre kryesor të transferimeve.

Njëri nga objektivat kryesor dhe të kamotshëm të Mbretërve është padyshim ylli i Chelseat, Hazard, i cili thuhet se pëlqen gjithashtu Realin.

Sipas mediumit britanik Daily Mail, Real Madrid mund të përdor Iscon për të ulur çmimin e transferimit të Hazardit nga Chelsea.

Megjithatë, ende nuk dihet nëse Chelsea do të jetë i interesuar në Iscon, por drejtuesit e Realit do të tentojnë ta fusin në ofertë.

Hazard ka më pak se 18 muaj në marrëveshjen e tij të tanishme, por është lidhur tash e sa kohë me një largim të tij nga Stamford Bridge.

Ylli belg ka deklaruar para disa ditësh që ka vendosur për të ardhmen e tij dhe së shpejti do ta bëjë publike atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu