Reali e ka gati ofertën e çmendur

Reali Madridi po mendon që ta thyejë një rekord tjetër, me shumën që ka në dispozicion mund ta thyej rekordin për shumën më të lartë të paguar për një lojtar, të cilin e mbanë Paris Saint-Germainin me 225 milionë eurot e shpenzuara për transferimin e Neymarit nga Barcelona në verën e kaluar.

Klubi spanjoll i ka në dispozicion 372 milionë euro për të nënshkruar me një lojtar të madh që ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon, shkruan AS.

Cristiano Ronaldo u largua nga “Bernabeu” në këtë verë për 112 milionë euro, duke kaluar te Juventusi, dhe që nga atëherë skuadra e Julen Lopeteguit është në kërkim të një zëvendësuesi ideal të portugezit.

Në listën e të kërkuarve është dyshja e Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe dhe Neymari.

Për ta transferuar njërin nga dy të përmendurit, Reali duhet të paguajë shumë, dhe me parat që ka në dispozicion është e mundur që Mbappe ose Neymari të transferohen në Madrid.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu