Reali i “mallkuar” nga dëmtimet, futbollisti largohet me lot nga stërvitja

Hesus Vajeho, lojtari i Real Madridit është larguar nga qendra stërvitore në lot pasi ende pa u rikuperuar nga dëmtimi i parë është dëmtuar sërish. Lojtari ka bërë vetëm dy ndeshje këtë sezon, një në kupë dhe një në Champions League, ndaj CSKA-së.

Ky është dëmtimi i katërt këtë sezon për lojtarin. Qendërmbrojtësi pritej që të luante ndeshjen e kthimit me Leganesin në “Kupën e Mbretit”. Në 1 vit e gjysmë, spanjolli ka luajtur vetëm 14 ndeshje.

Gjithashtu vlen të theksohet se ekipi madrilen këtë sezon ka vuajtur shumë nga dëmtimet duke përmendur lojtarët e lënduar si Bale, Benzema apo edhe Kasemiro.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu