“Realit i mungon Ronaldo”, ja kush e thotë

Ish mesfushori i Real Madrdit, Rafael van der Vaart beson se skuadra e tanishme e Galaktikëve duhet të ngrihen edhe më shumë nëse dëshirojnë kompensimin e largimit të Ronaldos.

“Nuk mund të zëvendësoni një lojtar i cili shënon 40-50 gola në sezon, natyrisht, Realit i mungon Ronaldo”, ka thënë Va nder Vaart për Goal dhe Spox.

“Çka ka bërë ai në Real është totalisht e çmenduri”.

“Kualiteti në skuadër ekziston. Ata nuk kanë nevojë të sjellin lojtarë në merkaton e janarit. Gjithmonë është e vështirë që të gjenden lojtarë të përshtatshëm që mund ta ndihmojnë një skuadër”.

“Skuadra është rritur së bashku dhe mund të ja dalin mirë edhe pa Ronaldon”, përfundoi Van der Vaart.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu