Realizohet me sukses konferenca kushtuar Rexhep Vokës në UEJL

Në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, më datë 25 nëntor u mbajt Konferenca ndërkombëtare me temë “Rexhep Voka, jeta dhe vepra ”, me rastin e 170 vjetorit të lindjes dhe 100 vjetorit të vdekjes së Rexhep Vokës. Kishte një numër të madh pjesëmarrësish nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Në këtë konferencë nuk munguan as studijuesit e rinj me tema të tyre. Akademiku Feti Mehdiu tha: “Konferenca është një moment për të vendosur një gurë të vogël në kalanë që e ndërtoi Rexhep Voka”. Shefi i katedës për gjuhë dhe letërsi shqipe në UEJL tha:
“Prurjet e reja të shkencëtarëve për veprën e Rexhep Vokës do të pasurojnë zbrazëtirën njëshekullore të lënë prej kohësh”.

Folës kryesor për këtë konferencë ishte profesor Vebi Bexheti i cili në referatin e tij tha: “Voka ishte bashkëkohës i rilindësve të mëdhenj si i vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës e i shumë veprimtarëve të tjerë të kësaj periudhe të rëndësishme për çështjen kombëtare dhe për fatet historike të vendit…” . Sekretaresha e konferencës Donika Bakiu tha:”Voka personalitet i shquar shqiptar , mësues, iluminist , patriot bën pjesë në rradhët e intelektualëve shqiptarë që me veprën dhe punën e tij dha ndihmesë në mbarë lëvizjen Kombëtare!”/InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu