Reka: Nuk kemi opsion tjetër, përveç BE dhe NATO

Kandidati presidencial Blerim Reka, onte në tubimin në Zhelinë, Tetovë, porositi se më 21 prill do të ndodhë ndryshim i madh me të kaluarën politike.

Ai tha se me konceptin e tij të ri do t’i korrigjojë politikat e deritanishme të pushtetit.

“Që të bëhet shteti, duhet të ketë sundim të së drejtës. Nuk kemi opsion tjetër, përveç BE dhe NATO, ndërsa korrupcioni dhe papunësia duhet të ndalen. Duhet të dihet edhe se ne nuk jemi popull për statistika, por ne jemi shqiptarë”, tha Reka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu