Reklama e Samsung që e ka “goditur” Applen

Samsung ka një propozim gati të çuditshëm për të gjithë përdoruesit e produkteve te iPhone: Braktisni iPhone dhe ju paguajmë 220 dollarë.

Faktikisht kjo është një reklamë promovimi që Samsung kërkon të tërheq në veçanti klientët e Apple.

Ky promovim është për flagship-at e rinj Samsung Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, Galaxy S6 Edge +, dhe Galaxy Note 5.

Përveç kësaj, për të gjithë klientët e rinj që vijnë nga iPhone Samsung jep edhe një bonus 100 dollarë në Google Play Store që të mund të shkarkojnë të gjitha aplikacionet që kanë patur në aparatin e tyre iPhone.

Nëse po e mendoni seriozisht këtë ofertë, shikoni për më shumë në faqen zyrtare të Samsung.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu